Ja si do të jetë moti sot, e shtunë 4 shkurt 2017
Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa që vijnë nga oqeani Atlantik do të kushtëzojnë në vendin tonë mot me vranësira dhe shira të përkohshëm. Më të theksuara shirat paraqiten në zonat veriore dhe qendrore të territorit, por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet e herë pas hershme.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e vendin por sërish më të përqendruara shirat do të jenë në zonat veriore dhe qendrore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të larta në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./Albeu.com/

Shtuar më 04/02/2017, ora 07:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori