Pioli: Shënojmë pak dhe duhet të përmirësohemi në fazën sulmuese

Stefano Pioli ka folur në konferencën për shtyp dhe është pyetur për faktin se shënojnë pak.

“Ne jemi të vetëdijshëm që shënojmë pak dhe se duhet të përmirësohemi në aspektin sulmues. Për këtë gjë jemi munduar të punojmë shumë dhe me saktësi. Po vazhdojmë të punojmë për këtë gjë dhe po bëjmë mirë, po bëjmë një punë të mirë me vëmendje dhe me cilësinë e duhur.

Shpresoj qe ekipi ato që ka përmirësuar në stërvitje t’i zbatojë në fushën e lojës”, është shprehur Pioli./h.ll/albeu.com


Shtuar 9.04.2022 15:05