Ja shkaku i djegies së kopshtit në Tiranë
Kopshti nr.2 në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme, ndërsa dyshohet të jetë shkaktuar nga lënia e një ngrohëse ndezur.

Policia bën me dije se nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e flakëve të zjarrit është shkrumbuar kati i dytë i kopshtit nr.2, në rrugën “Frederik Shrioka”, në Tiranë.

Banorët e zonës kanë sinjalizuar forcat zjarrfikëse, duke bërë që të ndërhyhet për shuarjen e tij. /albeu.com/

Shtuar më 08/01/2015, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori