Ja sa është kostoja e paketës së Reformës në Drejtësi
Për financimin e plotë të paketës së ReformësDrejtësi, qeveria do të japë 1.8 miliard lekë. Kjo gjë është konfirmuar sot nga Ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Sipas tij, ky fond do të përdoret për rritjen e pagave dhe numrin e punonjësve në sistemin e drejtësisë, si dhe ngritjen e institucioneve të reja.

“Me rëndësinë që qeveria i jep ReformësDrejtësi, sot paketa kaloi e plotë me një kosto financiare të domosdoshme prej 1.8 miliardë shtesë në funksion të të gjithë elementeve që duhen përmirësuar Sistemi i Drejtësisë.

Paketa ka të bëjë me rritjen e pagave, numrin e punonjësve dhe mbi të gjitha kostoja e ngritjes së institucioneve të reja që i referohet paketa kushtetuese të ReformësDrejtësi. Sot qeveria kaloi financimin e plotë të ReformësDrejtësi”, tha Ahmetaj. /albeu.com/

Shtuar më 28/09/2016, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori