Ja sa miliona euro kushton siguria e Rinasit për një vit
Grabitja e ndodhur në aeroportin e Rinasit ka tronditur të gjithë opinion publik, por jo vetëm atë.

Megjithëse në këtë fazë të hetimeve po flitet se kush e ka përgjegjësinë e thyerjes së gjithë perimetrit të sigurisë, mungesës së vigjilencës së autoriteteve mbikëqyrëse të hyrjeve dhe daljeve në aeroportin e vetëm të Shqipërisë, akoma nuk është folur se sa milion euro kushton në një vit siguria e aeroportitRinasit.

Nga të dhënat e verifikuara, rezulton se për një vit, shpenzohen 9 milion e ca euro vetëm për të garantuar sigurinë e aeroportit të vetëm dhe pikës kryesore të lidhjes nga ajri të Shqipërisë me vendet e tjera, shkruan Opinion.al.

Me fjalë më të thjeshta çdo qytetar shqiptar që udhëton nga Rinasi taksohet për çdo udhëtim të tij, 3 deri në 5 euro taksë.

Për të bërë një llogari akoma edhe më të thjeshtë, çdo para e marrë nga shqiptarët, sipas të gjitha gjasave, është bërë “rrush e kumbulla” nga politikat menaxheriale të TIA-s.

Si në çdo aeroport tjetër civil në Evropë e më gjërë, koncesionari që ka nën menaxhim shërbimet në aeroport, TIA, ka detyrimin e ofrimit të sigurisë së shërbimeve në të, për avionët, pasagjerët dhe bagazhet.

TIA, ka ndërtuar sistemin e sigurisë duke e ndarë në dy segmente, sigurinë e ambjenteve të brendshme dhe skanerave, si dhe sigurinë e jashtme të aeroportit.

TIA ka përzgjedhur për sigurinë e brendshme të aeroportit kompaninë ICTS. Ndërkohë po TIA ka përzgjedhur për sigurinë e jashtme të aeroportit kompaninë Nazeri 2000.

Nga të dhënat e deritanishme është kjo kompani që ka përgjegjësinë e ruajtjes së sigurisë në portën nga kanë hyrë grabitësit me makinën e tyre./Albeu.com/
Shtuar më 02/07/2016, ora 19:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori