A e dini sa kushtuan festimet për 70-vjetorin e Çlirimit?
Festimet për 70 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 610 mijë dollarë.

Ministritë kryesore që u morën me organizimin, kanë shpenzuar për festën e 29 Nëntorit, fonde për organizimin e koncertit në sheshin "Nënë Tereza", dhënien e dekoratave për veteranët e luftës si dhe për festivalin e dritave, i cili ka qënë edhe më i kushtueshmi nga evenimentet.

Ky i fundit, i tenderuar nga Ministria e Kulturës në vlerën 280 milionë lekë. Më pas renditet koncerti festiv në sheshin "Nënë Tereza", i cili kapi një shifër shpenzimesh rreth 277 milion lekë dhe ishte i tenderuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, ku mori pjesë dhe këngëtarja me famë botërore, Jessie J.

Në fakt mister mbetet shuma që i është paguar kengëtares për performancën. Ndërsa vendin e tretë për nga shpenzimet e mban Ministria e Mbrojtjes, e cila çeli një fond që kap shifrën e 60 milion lekëve, të cilat u përdorën për prodhimin e medaljeve në nderim të veteranëve të luftës. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2014, ora 18:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori