Ja sa kushton "fushata" në Facebook
Pas zyrtarizimit të kandidaturave për 61 bashkitë në zgjedhjet e ardhshme lokale ka nisur edhe fushata online.
Gjithë kandidatët kanë hapur profilet e tyre zyrtare duke bërë fushatë edhe në Facebook, e cila ka koston e saj.

Sipas të dhënave, blerja e fansave varion nga 5 deri në disa dhjetëra dollarë në ditë. Për të bërë rreth një mijë fansa në ditë duhet të paguash në llogarinë e rrjetit social të paktën 25 dollarë.

Pra duke qenë se na ndajnë 60 ditë afërsisht deri në ditën e zgjedhjeve i bie që kandidatët të paguajnë diku te 1500 euro për sponsorizimin e faqes së tyre.

Na presin të nxehta fushate ndaj mos u mërzisni nëse i shihni në çdo faqe që do të hapni. /albeu.com/

Shtuar më 19/04/2015, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori