Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Tiranë (VIDEO)

Paraditen e sotme në një kompleks pallati te zona e Komunës së Parisit, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. K., ku ka vetëm dëme materiale.

Policia bën me dije se në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Ndërkohë, vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 9.12.2021 11:32