Edi Rama i zbulon foton dhe emrin, ky është fëmija afgan që lindi sot në Shqipëri (FOTO LAJM)

Ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit u bë me dije lajmi se ka lindur fëmija i parë afgan në Shqipëri.

Rreth këtij lajmi ka reaguar edhe vetë kryeministri Edi Rama duke zbuluar edhe emrin e tij shqiptar, Albi.

Postimi i Ramës:

Fëmija i parë afgan, i lindur në Shqipëri quhet Albi.

***ardhja e tij në jetë pasi prindërit ndoqën lirinë nga toka e tyre drejt Shqipërisë, është një mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira

#KrenarpërShqipërinë