Ja pse u arrestua Emiljano Shullazi
Policia një ditë pas arrestimit të Emiljano Shullazit ka konfirmaur se ai është arrestuar, pasi akuzohet se në bashkëpunim me dy shokë të tij, u vinte gjobë biznesmenëve të ndryshëm dhe i kërcënonin më pas.

Emiljano Shullazi, person me precedentë penalë u shoqërua ditën e djeshme në mbrëmje nga Policia e Tiranës për deklaratat që ish-kryeministri Berisha bëri ndaj tij në një konferencë me gazetarët.

Në njoftimin e policisë thuhet se, "egzekutohet urdhëri i ndalimit i Prokurorisë së Krimeve të rënda Tiranë për ndalimin e tre shtetasve për veprën penale të "Shkatërrimit të pronës me eksploziv", ndaj shtetasit A. Z., me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë.

Më datë 17.04.2016, në orën 01:30, u bë ndalimi i shtetasve: Emiljano Shullazi, 38 vjeç, banues në Tiranë, Gilmando Dani, 38 vjeç, banues në Tiranë dhe Blerim Shullazi, 32 vjeç, banues në Krujë.

Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë në kohë dhe qytete të ndryshme, kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë në mënyrë të padrejtë biznesmen të ndryshëm.

Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, për tre shtetasit e sipërpërmendur, ka regjistruar një sërë proçedimesh penale për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", "Shkatërrim i pronës me eksploziv", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e amëve luftarake dhe e municionit" dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga Nenet 109/b, 152, 278/4, 283/a dhe 333/a Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2016, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori