“Ja pse Meta nuk do të bashkohet me Bashën këto zgjedhje”
Gazetari i njohur Ylli Rakipi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve të News24, bëri një analizë të protestës së Partisë Demokratike, zgjedhjeve në Shqipëri dhe mundësitë e një kalimi të LSI-së me opozitën.

Rakipi e cilësoi protestën e PD, si të drejtë por në një farë mënyre të mjegullt, pasi mendon se as vetë drejtuesit e kësaj force politike nuk dinin si ta quanin atë, shpesh duke e krahasuar edhe me protestën e popullit rumun.

Opozita është në të drejtën e vetë. Protesta është politike dhe në formë dhe në përmbajtje. Në fillimet e veta ishte e mjegullt, as opozita, nuk dinte si ta quante atë. E lidhën me rumunët, por s’kishte lidhje fare. Kjo është protestë legjitime. Opozita ka frikë se zgjedhjet do të manipulohen. Kjo opozitë, që ishte pozita e djeshme, ka ndërtuar këtë institucion zgjedhjesh, këtë politikë dhe zgjedhjet janë manipuluar e janë vjedhur,” u shpreh Rakipi.

Analisti gjithashtu theksoi se në këto 25 vite zgjedhjet gjithnjë janë vjedhur dhe se kryeministri i vendit Rama po vazhdon të bëjë të njëjtën që ka bërë opozita e sotme kur ishte në pushtet.

“Ne nuk kemi patur asnjëherë zgjedhje të lira e të ndershme në këto 25 vite, nuk kemi marrë raporte që e vërtetojnë këtë. Opozita e ndjen që nuk kemi një vjedhje të drejtëpërdrejtë, por vjedhja bëhet në mënyrë indirekte. Vidhen duke vënë të fortët të kandidojnë, duke i mbyllur sytë të huajve. Ja për kanabisin, një pjesë e shoqërisë jeton me të, dhe kjo është mënyrë për të vjedhur votat, se as opozita nuk flet për këtë se ka frikë. Opozita i trembet asaj që ka bërë dje. Zgjedhjet janë vjedhur para se të shkohet në kutitë e votimit, nuk e di si do e zgjidhë opozita këtë problem”.

Ndërsa në lidhje me një kalim të mundshëm të kreut të LSI-së, Ilir Meta krah opozitës, Rakipi nuk e parashikonte diçka të tillë, pasi sipas tij, Meta i bën llogaritë mirë për të qëndruar në pushtet, dhe krah opozitës nuk duket se kjo ka gjasa të ndodhë.

Meta është një njeri i ftohtë. Bën llogari të thjeshta e të qarta për partinë e vetë. Ka shfrytëzuar çdo gjë në favorin e tij. LSI është partia që 8 vite ka ndërtuar pushtetin. Nuk më figuron një kalim i lehtë me opozitën. Dëshirën mund ta ketë të madhe, por Meta është njeri politik, se ai mendon që PD nuk i bën dot numrat që t’i mbajë ata në pushtet. Ai e ndjen që PD nuk ka rikuperuar ndjeshëm që të të arrijë të jetë në pushtet,” tha më tej Ylli Rakipi./Albeu.com/

Shtuar më 21/02/2017, ora 18:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori