Ja pse e qëlloi për vdekje shqiptari punonjësen serbe
Ngjarja tragjike që ndodhi në Zajecar të Serbisë ditën e djeshme nuk mund të lihej jashtë vëmendjeve mediatike, e aq më pak medieve serbe. Këta të fundit kanë zbardhur edhe motivin e ngjarjes tragjike.

Shqiptari i quajtur Marjan Duljaj, 54-vjeçar, pronar i disa furrave të bukës, qëlloi për vdekje me armë zjarri punonjësen e tij Dragana Matijeviç, 55-vjeçare dhe më pas vrau veten duke qëlluar në gjoks.

E gjithë kjo histori ka nisur si pasojë e një mosmarrëveshje mes biznesmenit dhe punonjëses së tij. Gruaja nga Serbia kishte vendosur që ta padiste punëdhënësin e saj pasi kishte disa paga pa marrë.

Shqiptari e kishte kundërshtuar këtë dhe pasi morri vesh se ajo do ta padiste, e shkarkoi nga puna. Pas kësaj viktima iu drejtua gjykatës dhe gjykata vendosi që pronari shqiptar i furrave të bukës t’i paguante dëmshpërblim serbes dhe ta rimerrte në punë.

Ky vendim e mërziti së tepërmi biznesmenin shqiptar, e për këtë arsye ai qëlloi mbi serben kur kjo u kthye në punë. “Kurrë nuk do të punosh në zyrën time”, ulëriti shqiptari dhe e qëlloi me armë zjarri në kokë serben. Pas kësaj, ai qëlloi edhe veten në gjoks dhe është në gjendje mjaft të rëndë./Albeu.com/
Shtuar më 27/01/2016, ora 21:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori