Motoristët “e Donaldit” nisen drejt Vlorës, spektakël në mbështetje të aktorit në prag të finales së Big Brother (VIDEO)

Persona me motorra dhe të veshur me fotografinë e Donaldit për të shprehur mbështetjen ndaj tij, janë nisur drejt qytetit të Vlorës.

Kjo shfaqje vjen në momentin që na ndan vetëm një ditë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP” dhe emocionet sa vijnë e shtohen.

Romeo Veshaj, vëllai binjak i Donaldit ka vendosur të mos humbasë kohë dhe të përgatis një tjetër “çmenduri” për banorin.

Mbi motorr, i rrethuar nga persona të tjerë dhe i veshur me bluze të stampuara me foton e Donaldit dhe shkrimin ‘Unë jam Donaldi’, Romeo ka udhëtuar drejt Vlorës.

Ende nuk dihet çfarë pretendon aktori me këtë organizim, por Donaldi kur t’i shohë do të gëzohet pa masë.

Ndërkohë, të gjithë janë bërë kuriozë të dinë se kush është fituesi i “Big Brother VIP”./albeu.com/


Shtuar 17.02.2022 17:35