Vetëdorëzohet në polici autori i vrasjes së 27-vjeçarit në Tiranë

Në policinë e Tiranës është dorëzuar autori i ngjarjes së ndodhur mbrëmë në Tiranë, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Mehmet Qema.

Marjus Dema është dorëzuar së bashku me një nga të pranishmit në vendngjarje, Frenkli Myftarin.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbremjen e djeshme në rrugën “5 Maj” Tiranë ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar, ju informojmë se:

Si rezultat i kontrolleve të shumta dhe pamundësisë për të qëndruar të fshehur dhe negociatave me familjarët dhe avokatëve janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi M. D., 28 vjeç si dhe një prej personave të shpallur në kërkim shtetasi F.M., 29 vjeç.

Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore.

Si ndodhi ngjarja?

27-vjeçari ka qenë i ulur në një tavolinë me disa persona të tjerë, ndërsa në këmbë është autori i cili mban në dorë një pistoletë.

Dema ka qëlluar 27-vjeçarin me pistoletë në gjoks. Menjëherë pas ngjarjes, shokët e kanë transportuar në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Në këkrim nga policia mbeten dhe disa persona të tjerë të pranishëm në ngjarje. Bëhet fjalë për Erlind Peka, Blerim Hoti, Braild Aga dhe Xhuljano Koçi./albeu.com


Shtuar 11.05.2021 10:26