Ja prefektët e ri të 10 qarqeve
Këshilli i Ministrave ka marrë vendime të rëndësishme në mbledhjen e sotme të drejtuar nga kryeministri Rama. Mes këtyre vendimeve është edhe vendimi për lirimin nga detyra dhe emërimin e prefektëve të rinj në 10 qarqe.

Ja emrat e prefektëve të liruar dhe emërimet e reja në detyrë:

Znj. Aljona Mansaku, Prefekt i Qarkut të Tiranës lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z.Sadi Vorpsi, Prefekt i Qarkut të Tiranës

Z. Genc Juka, Prefekt i Qarkut Durrës lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z. Rolant Xhelilaj, Prefekt i Qarkut Durrës

Z. Shkëlqim Murati, Prefekt i Qarkut Të Fierit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z.Xhevit Bushaj, Prefekt i Qarkut Fier

Z. Elez Maçi, Prefekt i Qarkut Kukës, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z. Ram Hoxhaj, Prefekt i Qarkut Kukës

Z. Shefqet Deliallisi, Prefekt i Qarkut Elbasan, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z. Arben Kamami, Prefekt i Qarkut Elbasan

Z. Andrea Mano, Prefekt i Qarkut Korçë lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z. Ardit Konomi, Prefekt i Qarkut Korçë

Z. Bujar Hoxhaj, Prefekt i Qarkut Berat lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z. Selfo Kapllani Prefekt i Qarkut Berat

Z. Gëzim Sharku, Prefekt i Qarkut Dibër lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z. Melaim Damzi, Prefekt i Qarkut Dibër

Znj. Mimoza Ccomo, Prefekt i Qarkut Gjirokastër lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet znj. Zamira Rami, Prefekt i Qarkut Gjirokastër

Znj. Voltana Ademi, Prefekt i Qarkut Shkodër lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z. Paulin Radovani, Prefekt i Qarkut Shkodër
Shtuar më 04/10/2013, ora 23:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori