Ja politikani me i popullarizuar ne Kosove!
Albeu.com
Sipas sondazhit të Index Kosova, ish Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku është politikani më i popullarizuar te shqiptarët e Kosovës, i pasuar nga Albin Kurti, në vendin e dytë, Fatmir Sejdiu, në vendin e tretë dhe Bajram Rexhepi, në vendin e katërt.Ish Kryeministri i Kosovës, tash Lideri i PSD’së, Agim Çeku është politikani më i popullarizuar te shqiptarët e Kosovës, i pasuar nga Albin Kurti, në vendin e dytë, Fatmir Sejdiu, në vendin e tretë dhe Bajram Rexhepi, në vendin e katërt. Kështu thuhet në një sondazh të Index Kosova.

Sondazhi i kryer në fillim të muajit maj të këtij viti, tregon se as Kryeministri Hashim Thaçi e as Kryeparlamentari Jakup Krasniqi nuk ndodhën në listën e më të popullarizuarve, por as liderët e opozitës Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli e Nexhat Daci, sikur as ministrat e dalluar Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj e Skënder Hyseni.

Hulumtimi që është kryer me 1.000 respodentë shqiptarë dhe 624 serbë, gjen tek serbët e Kosovës më të popullarizuarit peshkopin Artemije, Ish Kryeministrin serb Kostunica dhe liderin nacionalist, Tomislav Nikolic.
Shtuar më 05/07/2009, ora 03:22
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori