Ja përballja Majko-Bylykbashi për skandalin me llogari të fshehta financiare
Skandali i Panamasë duket se ka ngacmuar edhe politikën shqiptare, të cilët nuk hezitojnë edhe të japin komentet e tyre në lidhje me këtë çështje.

Pandeli Majko ka komentuar publikimin e dokumenteve sekrete nga “Panama Papers”, ku përfshihet dhe një biznesmen nga Shqipëria.

Gjatë diskutimeve për nismën e Partisë Demokratike për ligjin e Dekriminalizimit në Komisionin e Ligjeve, Majko tha se uronte që Shqipëria të dilte e pastër nga ky skandal.

“Uroj që ky skandal i Panamasë, të mos nxjerrë ndonjë emër tjetër dhe ju të opozitës, të na sillni ndonjë amendament tjetër në ligjin e Dekriminalizimit”, tha deputeti i PS.

Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike, Oert Bylykbashi u shpreh se kryeministri Edi Rama “ka 200 milionë euro në offshore”. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2016, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori