Ja pamjet kur Noizy mbërrin në Spital pas sherrit me Cozman (VIDEO)
Nëpër rrjetet sociale po qarkullon një video që provon se reperi Noizy ishte prezent në sherrin e sotëm më arme me pjesëtarë të grupit Baba Stars në Prishtinë.

Këngëtari shqiptar është lënduar në këtë sherr, që ka përfunduar pa viktima, por me arrestimin e tre personave.

Mediat kosovare shkruajnë se janë tre persona të arrestuar nga sherri që ndodhi në Prishtinë, ku u përdorën edhe armë, shkruan “Express”. Mes tyre është edhe reperi Cozman, që ka probleme me ligjin edhe në Shqipëri.

Noizy është plagosur nga vëllai i reperit nga Prishtina, Cozman, në
përplasjen me armë zjarri që patën këta dy reperë sot, thonë burime
të Insajderit brenda Policisë së Kosovës.

Burimet e Insajderit brenda policisë bejne me dije se Noizy është plagosur lehtë nga të shtënat, dhe se tetë persona janë shoqëruar në polici pas përplasjes./Albeu.com/
Shtuar më 13/09/2016, ora 18:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori