Ja pamjet filmike të vjedhjes së kazinosë në 25 sekonda (VIDEO)
Janë dashur vetëm 25 sekonda për të kryer një vjedhje në një kazino. Në kohë rekord, një 22 vjeçar ka arritur që të marrë xhiron ditore, kjo në sajë të kërcënimit me armë.

Me anë të këtyre pamjeve shihet qartë grabitja me armë që ndodhi pasditen e së dielës pranë Shkollës së Bashkuar, në rrugën e Dibrës në kryeqytet.

Një i ri rreth 22 vjeç, me bluzë gri e kapuç në kokë shfaqet teksa hyn i armatosur brenda ambienteve të kazinosë. Menjëherë i riu i drejton armën një klienti që ndodhej pranë kompjuterit të lojërave të fatit. Për të trembur të pranishmit, autori ka qëlluar me armë në pajisjet e lojërave të fatit. Nën presionin e armës, grabitësi mundi të marrë xhiron ditore të kësaj kazinoje në vetëm 25 sekonda. /albeu.com/


Shtuar më 25/05/2015, ora 09:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori