Ja niveli i universiteteve shqiptare sipas raportit të Komisionit Evropian (VIDEO)
Pëlqej
Raporti i Komisionit Evropian për arsimin e lartë në Ballkanin Përendimor ka nxjerrë përfundime interesante për Shqipërinë.

Raporti i KE i vitit 2016 me titullin "From University to Employment: Higher Education Provision and Labour Market Needs In the Western Balkans Synthesis Report", nxjerr në pah se studimi për Shqipërinë ka vërtetuar se universitetet kanë probleme me kurrikulat të cilat i konsideron të vjetëruara (outdated) ndërsa metodat e mësimdhënies si tradicionale dhe jo moderne, transmeton Albeu.com.

Rezultatet e raportit janë nxjerrë nga analiza e të gjitha universiteteve, intervistat me ekspertë si dhe nga dy sondazhet e realizuara nga KE me studentët e sapodiplomuar dhe me kompanitë të cilat kanë punësuar punonjës të sapodiplomuar në Shqipëri. Në sondazhin e parë janë përfshirë në total 895 të sapodiplomuar, ndërsa në të dytin 209 të punësuar rishtaz.

Sipas rezultateve të sondazhit, të diplomuarit nga universitetet private janë më të kënaqur me cilësinë e mësimdhënies në universitet, krahasuar me ata që janë diplomuar në universitete publike. Përveç kësaj, të diplomuarit nga universitetet private besojnë se metodat e mira të mësimdhënies në universitet e tyre kanë ndikuar që ata të kenë një punë më të mirë, gjë e cila nuk mund të thuhet për të diplomuarit nga universitetet publike të cilët mendojnë se metodat e mësimdhëniesuniversitetet publike nuk i favorizon ata në tregun e punës.

Raporti i Këshillit Evropian gjithashtu përmend se Universiteti Epoka renditet i pari në Shqipëri në rankimin global të universiteteve ose i 4928-ti në botë (i 380-ti në Evropën Qëndrore dhe Lindore), ndërkohë Universiteti i Tiranës i dyti në Shqipëri dhe 6215-ti në botë (i 488-ti në Evropën Qëndrore dhe Lindore).

Për të lexuar raportin e plotë, klikoni këtu!
Shtuar më 19/04/2017, ora 19:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori