Nisin përplasjet mes policisë dhe aktivistëve për teatrin: Kush je, mos më prek me dorë!

Pak ditë më parë u bë publike në media se trualli i Teatrit ka kaluar në pronësi të Bashkisë Tiranë, hap i parë ky drejt shembjes së objektit.

Pas këtij vendimi, ka ndodhur edhe konfrontimi i parë mes protestuesve dhe policisë.

Mësohet se sot, policia bashkiake ka mbërritur para teatrit Kombëtar dhe ka pasur përplasjen e parë me artistët dhe aktivistët.

“Mos më prek me dorë, kush je ti që më prek me dorë”- ka thënë një nga aktivistët protestues pasi është konfrontuar me policinë.

“Jam funksionar policie.”- dëgjohet të thotë ky i fundit, ndërkohë skena është para nga të gjithë protestuesit kundër shembjes se Teatrit Kombëtar.


Shtuar 13.05.2020 15:41