Ja mesazhi i John Kerry në librin e përshtypjeve
Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka lënë mbresat e tij për këtë vizitë në librin e pështypjeve që ndodhet në bibliotekën e kryeministrisë.

Shënimin e Sekretarit Kerry, e ka fotografuar gazetari i Panoramës Aristir Lumezi, i cili vlerëson pritjen që iu bë sot në Tiranë si dhe faktin që Shqipëria është një mike e shkëlqyer e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shënimi i John Kerry

Faleminderit popullit shqiptar për pritjen jashtëzakonisht zemërgjerë në vendin tuaj të bukur.

Shtetet e Bashkuara janë shumë krenare për miqësinë tonë.

Shqipëria është një aleate e shkëlqyer e NATO-s.

Një partner në luftën kundër ekstremizmit dhe një mike e shkëlqyer.

Përshëndetjet më të përzemërta.

John Kerry. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2016, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori