Dëmtohet Enis Bardhi, në dyshim për sfidën ndaj Kosovës

Shqiptari i Maqedonisë, Enis Bardhi, pritet të mungojë në sfidën ndaj Kosovës.

Kosova luan në jasht kundër Maqedonisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, në fazën gjysmëfinale. Në këtë ndeshje, maqedonasit pritet të kenë një mungesë të madhe, atë të Enis Bardhit.

Në raportin mjekësor të lëshuar sot nga skuadra e Levante, figuron edhe emri i Enis Bardhit, i identifikuar me probleme.

Enis Bardhi: Tendosje e lehtë e këmbës së djathtë (kyçi). Në pritje të evoluimit në ditët e ardhshme – shkruhet në raportin mjekësor për Bardhin.

Bardhi, siç ka thënë ditë më parë është nip i kosovarëve, por premtonte maksimumin kundër Dardanëve.

Ky lëndim pritet ta lë jashtë fushave, ose t’i zvogëlojë dinamikën, për përballjen kundër ‘dajëve’.


Shtuar 10.03.2020 09:55