Ja lista e kabinetit të ri qeveritar
Albeu.com
Kryeministri Berisha, tha se ligji do të fillojë të zbatohet njëlloj për të gjithë, duke filluar që nga kryeministri dhe familja e tij. Ai u bëri thirrje demokratëve ta trajtojnë fitoren jo me triumfalizëm.Kryeministri i dekretuar Sali Berisha, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, u shpreh se qeveria e re do te punoje per zbatimin e reformave, rivendosjen e ligjit dhe shtetit ligjor, dhe do te jetë përditë në shërbim të
qytetarëve. Në këtë mbledhje ai prezantoi zyrtarisht edhe emrat e demokratëve që do të përbëjnë qeverinë e re, dhe mori miratimin e këtij Këshilli.


Lideri i mazhorancës paraqiti këtë përbërje të kabinetit të ri
qeveritar:
Kryeminister: Sali Berisha
Zv Kryeminister: Ilir Rusmaili
Minister i Financave : Ritvan Bode
Minsiter i Puneve të jashtme : Besnik Mustafaj
Ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës: Genc Ruli
Ministër i Brendshëm: Sokol Olldashi
Ministër i Shëndetësisë: Maks Cikuli
Ministër i Punëve Publike, Transp. dhe Telek. : Lulzim Basha
Ministër i Bujqësisë: Jemin Gjana
Ministër i Drejtësisë: Aldo Bumci
Ministre e Integrimit: Arenca Troshani
Ministër i Turizmit dhe Kulturës: Bujar Leskaj
Ndërkohë Burime nga PD ndonëse jozyrëtarisht, konfirmuan se
aleatët do të mbajnë këto portofole në qeverinë e re:
Ministër i Mbrojtjes: Fatmir Mediu
Ministër i Edukimit: Genc Pollo
Ministër i Mjedisit: Lufter Xhuveli
Ministër i Punës: Thoma Mico

Zoti Berisha, më në fund theksoi se kjo do të jetë një qeveri pa konflikte
interesash. Për herë të parë vendi njeh një koalicion të vertëtë
dhe funksional përfundoi Berisha.
Shtuar më 04/09/2005, ora 21:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori