Ja kush është ish i persekutuari që ka hipur në vinç dhe kërcënon të hidhet (FOTO&VIDEO)

Policia vazhdon akoma negociatat me Xhemal Zhurin i cili është ngjitur për hërë të dytë në vinçin afër Katedrales dhe tenton se do të vrasë veten.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se Zhuri është një ish i persekutuar i cili kërkon dëmshpërblimin për 10 vite burg në diktaturë.

Sipas policisë Zhuri ka marrë 5 nga 6 dëmshpërblimet për ish të persekutuarit dhe veprimi i tij është i përsëritur.

60 vjeçari para dy vitesh ka kryer të njëjtin veprim dhe për të njëjtën arsye.

Në ato kohë Xhemal Zhuri ka thënë se mungesa e korrektesës në marrjen e fondit të kompensimit për vitet e burgut politik ka qenë shkaku i ngjarjes së ndodhur./albeu.com/


Shtuar më 23/02/2017, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori