Ja kush është gardisti që grabiste karburantet (FOTO LAJM)

Update-Tashmë janë zbardhur edhe pamjet e gardistit që ishte kthyer në tmerrin e karburanteve. Geraldo Guçi, punonjës i Gardës së Republikës është vënë në pranga gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme, pasi akuzohet nga policia për vjedhje me armë të ndodhura në Tiranë.

Gardisti që sipas Drejtorisë së Gardës ishte në provë, është akuzuar për të paktën katër grabitje me armë, të ndodhura brenda pak kohësh në zona të ndryshme në kryeqytet. /albeu.com/

Shtuar më 18/10/2016, ora 09:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori