Putin “fjalë zemre” për ushtarët rusë dhe popullin ukrainas

Presidenti i Rusisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një deklarate për mediat, është shprehur se ushtarët e tij janë heronj të vërtetë.

Ai shpalli gjithashtu një çmim pas vdekjes për një ushtar rus të rënë, për të cilin tha se e hodhi veten në erë me një granatë për të mos u kapur.

Putin thotë se ukrainasit dhe rusët janë “një popull”, por se ukrainasit janë “kërcënuar dhe u kanë shpëlarë trurin”.

Ai gjithashtu vazhdon pretendimet e tij të çuditshme se Rusia po lufton “neo-nazistët” dhe se civilët po përdoren si “mburoja njerëzore”.

Ndryshe nga sa ka thënë Ukraina, ai thotë se forcat ruse kanë ofruar korridore humanitare për civilët që të largohen dhe se “nacionalistët” ukrainas po i bllokojnë ato.

Ndërkohë, ai thotë se “operacioni special ushtarak” – siç e ka quajtur Rusia – do të planifikojë ndërhyrje të tjera.

“Të gjitha objektivat që u vendosën po zgjidhen ose po arrihen me sukses”, thotë ai.

Kjo thuhet pavarësisht se inteligjenca perëndimore sugjeron se pushtimi është prapa planit të Rusisë.