Ja kush pritet të zgjidhet anëtar i ri i KQZ-së
Pas votimit të Denar Bibës në krye të KQZ, PS ka propozuar emrat e dy kandidatëve për ta zëvendësuar atë si anëtar të KQZ.

Bledar Skënderi dhe Erik Skëndaj kanë zhvilluar një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, në pritje të votimit ditën e enjte nga Parlamenti.

"ABC News" mësoi se Erik Skëndaj nuk plotëson kriterin e moshës, që duhet të jetë mbi 35 vjeç, ndaj me shumë gjasë në KQZ do të zgjidhet Bledar Skënderi, i cili aktualisht është Nëndrejtor i ALUIZNI-t, ndërsa më parë ka qenë Nëndrejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. /albeu.com/

Shtuar më 16/11/2016, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori