Ja kush janë 5 shqiptarët më të famshëm në botë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Nuk janë të pakët shqiptarët të cilët kanë triumfuar jashtë kufijve të Shqipërisë.

Por kush janë 5 shqiptarët më të suksesshëm.

Me shumë mundësi që jo. Martin Shkreli, shefi ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Turing dhe një nga njerëzit më të urryer të internetit, dha një intervistë këtë javë (para arrestimit), ku fliste për muzikën, të shkuarën e tij dhe Taylor Swift.

Shkreli, i cili u bë famëkeq më herët këtë vit kur rriti në mënyrë drastike çmimin e ilaçit për trajtimin e pacientëve me AIDS, foli edhe për Action Bronson, një nga artistët e tij të preferuar të hip-hopit, shkruan Tirana Observer.

“Doja të flisja për Action Bronson. E dini që është shqiptar? …A e dini që edhe unë jam shqiptar? Jam shqiptari më i suksesshëm që ka ecur ndonjëherë në Tokë”, tha ai. Por a është me të vërtetë Shkreli, djali i Brooklyn personi më i suksesshëm që ka dalë nga cepi i Europës Lindore, Shqipëria?

Me shumë mundësi që jo, sepse pretendentët për këtë kurorë janë të shumtë:

1 – Eliza Dushku: Aktorja ka marrë pjesë në disa filma të suksesshëm në fillim të viteve 2000. Megjithatë mungesa e një suksesi të qëndrueshëm bën që Shkreli t’ia kalojë asaj.

2 – Regis Philbin

Ky person ka qenë një forcë e vërtetë në industrinë e argëtimit për dekada të tëra, dhe është një thesar i vërtetë kulturor. Por, ai është gjysmë shqiptar, kështu që Shkreli ia kalon sërish.

3 – Kara DioGuardi

Edhe Kara nuk është plotësisht shqiptare, por ka dhe prejardhje italiane. Ish-anëtarja e jurisë në American Idol është e talentuar, por nuk është në nivelin e Shkrelit për famë.

4 – Vëllezërit Belushi

Me gjithë respektin për Jim Belushin sidomos, Shkreli përsëri del fitimtar. Por vëllai i tij John Belushi i cili vdiq i ri tragjikisht, ka marrë pjesë në aq filma komedi sa e bëjnë atë më të suksesshëm se sa Shkreli.

5 – Nënë Tereza

Murgesha e famshme dhe një nga humanitaret më të mëdha në botë, ishte shqiptare. Ajo është lumturuar dhe mund të shpallej edhe shenjtore. Edhe pse shumë më e varfër se Shkreli, ajo konsiderohet shumë më e suksesshme se Shkreli.

Ambasada Shqiptare i ka dërguar revistës Fortune një listë me shqiptarët e famshëm, që tregojnë se Shkreli nuk është shqiptari më i suksesshëm që ka jetuar ndonjëherë.

Atij i mbetet ta gjykojë suksesin vetëm bazuar tek paratë. /albeu.com/



Shtuar më 19/08/2017, ora 08:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori