Messi: PSG ndër klubet më të mira në botë

Leo Messi ka folur edhe njëherë për mikrofonat e “RMC Sport”. Argjentinasi ka reflektuar për muajt e tij të parë në Paris dhe për qëllimet sezonale të skuadrës.

Pas penalltisë së humbur dhe paraqitjes së dobët ndaj Real Madridit, shumë folën për një Messi të pakënaqur në kryeqytetin francez. Ish-sulmuesi i Barcelonës komentoi për këto thashetheme:

“Është shumë mirë të jesh në fushë me më të mirët. Kam pasur mundësinë ta bëj për një kohë të gjatë në Barcelonë dhe tani kam mundësinë ta bëj në Parisi”, tha fillimisht Messi.

Argjentinasi foli më pas për rrugën e rritjes që ka ndërmarrë klubi francez: “

PSG është një klub që po zhvillohet për dhjetë apo njëmbëdhjetë vjet. Ka shumë ambicie, një dëshirë për të vazhduar të rritet dhe të përmirësohet. Mendoj se është një nga klubet më të mëdha në botë dhe, edhe sot, nuk ka asgjë për t’u pasur zili për klubet me histori. Ne kemi ekipin e duhur për të provuar të fitojmë Ligën e Kampionëve”, vazhdoi tutje ylli argjentinasi.

Në fund ai foli edhe për marrëdhënien e tij me shokët e rinj të skuadrës:

“Di Marian dhe Neymarin e kam njohur nga kombëtarja ose nga koha jonë në Barcelonë, tashmë kemi luajtur bashkë. Nuk e kam njohur Mbappen, as në fushë, as jashtë saj. Pak nga pak po mësojmë të njihemi më mirë me njëri-tjetrin, veçanërisht në fushë”.


Shtuar 22.02.2022 19:28

Tags: ,