Ja kush është zëdhënësja e re e PD që spostoi Oriola Nebiaj
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka emëruar në detyrën e zëdhënëses së partisë, Dr. Ina Zhupa.

Ina Zhupa është doktore e shkencave në Shkencat Politike, me një studim mbi demokratizimin dhe vlerat e shoqërisë shqiptare.

Ka kryer një master në Teori Politike në Universitetin La Sapienza në Romë dhe zotëron pese gjuhë të huaja.

Zhupa është anëtare e Këshillit Kombëtar dhe koordinatore kombëtare në Partinë Demokratike.

Dr.Ina Zhupa ka spikatur në debatin publik në mediat e shkruara dhe vizive të vendit.

Eshtë pedagoge për Shkencat Politike dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare. /albeu.com/

Shtuar më 22/01/2016, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori