Ja kush është shqiptari i masakruar me thikë në Itali
Ndonëse ende nuk është zbardhur dinamika e plotë e ngjarjes, nga hetimet e para të policisë italiane rezulton se ka qënë kunati që ka vrarë me thikë 37 vjeçarin shqiptar.

Mediat italiane kanë publikuar foton dhe emrin e shqiptarit të vrarë me thikë një ditë më parë në komunën Vobarno të Breshias.
Bëhet fjalë për Dritan Mali, 37 vjeç.

Mali ishte rezident prej 20 vitesh në Itali, e ka ndëruar jetë pas një plage të shkaktuar nga goditjet me thikë. Ngjarja ka ndodhur në brendësi të banesës së tij në rrugën Prada të komunës së Vobanos, ku Dritani jetonte me bashkëshorten e tij Jerina Kumaraku, vëllain e tij Lulzim Mali 33 vjeç, e kunatin, vëllain e Jerinës, Laert Kumaraku, i cili jetonte me ta prej pak kohësh, ende i papunësuar në Itali.

Nga hetimet paraprake të policisë italiane thuhet se ka qenë kunati i tij Laert Kumaraku i cili ka goditur me thikë Dritan Malin, pas një grindje të dhunshme brenda banesës. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2016, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori