Sot është hedhur dritë sa i takon arsyes se pse presidenti
Nishani nuk ka dekretuar Ahmetajn dhe Ekonomin. Vetëm një ditë më parë,
Nishani ka dekretuar
shkarkimin e dy
ministrave të kabinetit qeveritar. Ai ka liruar nga detyra e
Ministrit të Financave, Shkëlqim Canin dhe Arben Ahmetajn si Ministër i Ekonomisë. Burime të "Panorama" online nga institucioni i Presidencës sqarojnë edhe arsyet përse presidenti Bujar
Nishani nuk ka dekretuar dje emërimin e dy
ministrave të rinj.
Burimet bëjnë të ditur se kreu i shtetit do të presë fillimisht votimin në Parlament të dy dekreteve të tij, për
shkarkimin e
ministrave dhe më pas do të vijojë procedura për dekretimin e
ministrave të rinj.
"Që të emërohet ministri i ri, duhet të jetë vendi i lirë i
ministrit. Lirimi bëhet nga
Parlamenti, që duhet të votojë dekretin e presidentit.
Po sikur
Parlamenti të rrëzojë dekretin e presidentit për
shkarkimin e
ministrit? Kështu që
Parlamenti duhet të miratojë
shkarkimin e
ministrit që ikën, më pas të emërohet ministri i ri”, kanë thënë më tej burime të Presidencës. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2016,
ora 13:17