Ja kush do ta përfaqësojë PS-në në inaugurimin e Trump si president i SHBA-ve
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Edi Rama nuk do jetë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 20 janar.

Ai që do të përfaqësojë PS-në në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur të SHBA-ve do të jetë ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, njëherazi anëtar i kryesisë së Partisë Sociale, si dhe deputeti Ervin Bushati.

Ministri Klosi dhe deputeti Bushati do të marrin pjesë në ceremoninë e betimit të Trump dhe në të gjitha ceremonitë pasuese protokallare të marrjes së detyrës, raporton “Top Channel”.

Ndërkohë nga e djathta pjesëmarrës në ceremoni priten të jenë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kreu i PR-së Fatmir Mediu si dhe Princi Leka. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2017, ora 19:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".