Shfaqen përsëri rastet pozitive në Seria A, Roma me 4 raste të reja

Roma ka njoftuar se ka katër lojtarë pozitivë me Covid-19 në skuadër.

Klubi kryeqytetas nuk bënë me dije emrat e lojtarëve.

AS Roma ka njoftuar se pas kontrolleve të kryera, katër lojtarë të vaksinuar dhe pa simptoma kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Autoritetet kompetente shëndetësore janë njoftuar menjëherë për këtë situatë.

Lojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë në izolim shtëpiak./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.02.2022 15:37