Ja kur do të hapet Unaza e Madhe
Unaza e Madhe nga Shkolla Teknologjike deri tek Kopshti Zoologjik ka përfunduar thuajse e gjitha, ku këto ditë po punohet vetëm për detajet e fundit.

Pjesa tek Komuna e Parisit që ishte më problematikja dhe ende nuk ishte shtruar, por tashmë edhe ky segment është gati.

Unaza do të hapet para nisjes së vitit të ri shkollor, që do të thotë para datës 11 shtator.

Punimet janë shumë intensive. Pas autostradës tashmë po punohetrrugët dytësore, urat, mbikalimet dhe nënkalimet, siç edhe mund ta shihni në foto.

Kështu që këtë javë presim të gjithë që Unaza e Madhe të hapet për të gjithë, sepse çiklistët e qytetit kanë kaluar nëpër atë rrugë të mërkurën e kaluar në eventin ‘Night Ride. Kjo rrugë pritet që të krijojë shumë lehtësi në qarkullim. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori