Kjo është kulla e Tiranës ku do të hidhen 250 mln dollar nga arabët (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pas ligjit për ndërtimin e një porti privat në brigjet e Kavajës, të njohur si “Porti i Karpenit”, qeveria ka propozuar një projektligj të ri në kuvend në bazë të së cilit pret të marrë miratimin për t’i falur një kompanie arabe 25 mijë metra katrorë truall në Tiranë si dhe ta përjashtojë atë nga taksat e tatimet për deri 15 vjet në shkëmbim të ndërtimit të një kulle, në të cilën, raportohet se Bashkia e Tiranës do të marrë një sasi të papërcaktuar mjedisesh falas.

Projektligji, i depozituar në Kuvendin e Shqipërisë më 4 prill nga Këshilli i Ministrave, synon të autorizojë qeverinë të krijojë një grup ndërinstitucional që do të ketë për detyrë të negociojë drejtpërsëdrejti me kompaninëAl Habtoor Investment LLC nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhënien e tokës falas dhe lehtësive fiskale për ndërtimin e kullës që në projektligj quhet “Kulla Ikonike” e Tiranës.

Sipas relacionit, kompania e Emirateve ka kërkuar 25 mijë metra katrorë tokë falas, të cilat, me çmimet aktuale të tregut kushtojnë së paku 10 milionë euro si dhe “përjashtimin nga taksat doganore, TVSH-ja, tatimimbi fitimin apo çdolloj takse tjetër mbi kapitalin për 15 vjet nga fillimi iveprimeve tregtare”.

Në Tiranë ka një numër operatorësh që kanë ndërtuar kulla apo hotele, ndërsa përjashtimi i një operatori të vetëm nga taksat e tatimet për 15 vjet ka gjasa që do të shkaktojë shtrembërime në kushtet e konkurrencës, shkruan BIRN.

Por investitori nga Emiratet e Bashkuara Arabe, përveç interesit për të ndërtuar një kullë, kërkon që këtë kullë ta paguajnë shqiptarët, përmes taksave të falura.

Qeveria ka vendosur t’i japë vetes tagrin e pronarit, njësoj si Emirët e Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët mund të zgjedhin sipas qejfit të negociojnë të mirën publike si të qe pronë private./Albeu.com /

Shtuar më 11/04/2017, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori