Ja ku kanë zgjedhur t'i kalojnë pushimet Rama dhe Berisha (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të kalojë disa ditë pushim me familjen e tij në qytetin e Vlorës. Pa kostumin zyrtar dhe kravatën, i veshur me një këmishë në stilin e tij të veçantë të veshjeve, Rama u shfaq dje në një ekspozitë pikture në qytetin e Vlorës, aty ku është edhe zona e tij elektorale.

Ekspozita e titulluar "Vlora në Telajo", iniciativë e deputetit tjetër socialist të Vlorës, Fatmir Toçi, mblodhi 60 artistë, që kishin ekspozuar rreth 500 piktura.

Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur Gjirin e Lalzit për të pushuar disa ditë me familjen e tij.

"Relaks ne Lalz me Artin, me te voglin!" shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook duke ngarkuar edhe disa foto me nipin e tij dhe bashkëshorten. /albeu.com/


Shtuar më 11/08/2014, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori