Ja kandidatet e BDI-se per kryetare komune
Albeu.com
BDI ka publikuar emrat e kandidatëve më të cilët do të garoj në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në Saraj kandidon deputeti aktual Blerim Bexheti, në Çair mbetet Izet Mexhiti, Strugë Ramiz Merko, Gostivar Nevzat Bejta, Tetovë Hazbi Lika dhe Dibër Argëtim Fida.Për komunën e Osllomejtë BDI-ja ka nominuar ish zv ministrin e brendshëm Fatmir Deari, ndërkohë që për kryetar të komunës së Studenicanit në vend të kryetarit aktual Alaudin Zeqiri, BDI nominon Fati Isenin, si dhe në Haraçinë në vend të Muzafer Bislimit nominohet zëdhënësi aktual i qeverisë Shefik Duraku.

Në Jegunoc, Vrapçishtë, Bogovinë, Tearcë dhe në komunat Rostushë dhe Bërvenicë, kandidatë të BDI-së janë Fatmir Misini, Bajram Kadrija, Hazbi Idrizi, Isen Asani, Ikmet Ejupi dhe Enver Pajaziti.

Ndërkohë që për komunën e Likovës, Zajasit, Kumanovës dhe Qytetin e Shkupit, BDI kandidatët do ti caktoje pas konsultimeve të cilat vazhdojnë brenda organeve të partisë. Këshilli i përgjithshëm i BDI-së edhe njëherë gjatë mbledhejs së fundit ka konfirmuar përcaktimin për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Shtuar më 01/02/2009, ora 02:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori