Ja gjendja e rrugëve në territorin e Shqipërisë
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar sot mbi gjendjen e rrugëve në vend.

Kështu lidhur me situatën me 1 janar, ARRSH, njofton se në Durrës ka trafik të rënduar ndërsa nuk ka probleme me rrugët.

Në traun Dajt- Qafë Mollë, ka ngrica dhe kalimi kryhet me zinxhirë. Edhe trau Dajt-Antenat ka ngrica dhe qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë. Sipas ARRSH, në këto dy akse po bëhet spërkatja me kripë.

Qafën e Llogorasë, dëbora në nivelin 30 cm, ndërkohë që vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Qarkullimi në Qafën e Llogorasë, vetëm me zinxhirë.

ARRSH gjithashtu rekomandon përdorimin e zinxhirëve edhe në aksin Elbasan-Gjinar.

Dibër, vazhdon hedhja e kripës, pasi ka ngrica dhe dëborë në rrugë dhe temperaturat janë shumë të ulëta.

Rekomandohen zinxhirët në akset Qafë Buall-Krastë, Sllovë- Kalaja.

Në akset Pukë- Malësi e Madhe po bëhet trajtimi me kripë.

Ndërsa aksi Qafë Mali-Flet, ka bllokime të herëpashershme për shkak të dëborës.
Shtuar më 01/01/2015, ora 13:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori