Një helikopter i Ministrisë së Brendshme besohet se është rrëzuardje nga të shtënat e armëve. Televizioni A1
Report sjell foto të
helikopterit që ka rënë në fushë pas sulmit me armë nga ana e kultivueve të kanabisit.
Fatmirësisht nuk raportohen lëndime në njerëz pas këtij incidenti. Policia nuk e ka pranuar zyrtarisht rënien e
helikopterit, por fotot e sjella nga A1
Report,të bëra në afëris të fshatit Pult, në ditën e dytë të aksionit, shihet
helikopteri i ulur në një vend të papërshtatshëm. Mësohet se
helikopteri gjerman BO 105 është i
goditur nga 7 plumba. Njëri ka
goditur serbatorin, një tjetër tubin e
vajit, dhe një plumb i tretë ka rrezikuar pilotin kryesor duke hyrë nga poshtë sediljes së pastme dhe kaluar përmes gabinës duke dalë në xhamin e përparmë vetëm pas centimetra larg kokës dhe thuajse ngjitur me veshin e pilotit.
Shtuar më 27/08/2014,
ora 10:30