Ancelotti piketon lojtarin e Napolit, dëshiron ta bëjë pjesë të “Los Blancos”

Mediat britanike raportojnë mëngjesin e sotëm se Ancelotti dëshiron në verë transferimin e Fabian Ruiz nga Napoli.

Mesfushorit i skadon kontrata pas 1 viti e gjysme dhe nuk duket sikur do të rinovojë kontratën me klubin italian. Carlo Ancelotti e ka preferuar që në kohën kur drejtontë Evertonin por nuk arriti dot ta transferonte.

Ancelotti do të ushtrojë presion mbi Florentino Perez për transferimin e Fabian, por gjithashtu ky i fundit ka ëndërruar gjithmonë të luaj për Real Madrid./ h.ll/albeu.com


Shtuar 22.02.2022 11:01