Thirrje kundër fesë në hyrje të xhamisë “Dine Hoxha”, prokuroria nis hetimet

Një hetim ka nisur nga Prokuroria e Tiranës për shkak të thirrjeve nxitëse të urrejtjes fetare.

Mësohet se hetimi ka nisur, pasi në Xhaminë në Rrugën e Kavajës, “Dine Hoxha” janë shpërndarë disa fletushka kundër fesë islame.

Hetimi është kryer edhe nga Antiterrori ndërsa çështja është dorëzuar në Prokurori.

Ndërkohë, është ftuar për të dhënë shpjegime edhe imami i kësaj xhamie, Ahmed Kalaja, i cili ka bërë një reagim për ngjarjen edhe në rrjetet sociale.

“Unë Imami i Xhamisë Dine Hoxha, Ahmed Kalaja, deklaroj se driveri i xhamisë vetë fshihet çdo 20 ditë edhe se ngjarja në fjalë ka ndodhur edhe është njoftuar para dy muajsh. Ne zotërojmë vetëm videon e publikuar në FB. Përgjegjësinë për gjithçka u tha më sipër e mbaj unë Imami i Xhamisë Ahmed Kalaja edhe askush tjetër.” thuhet në deklaratën e imamit.

 

 


Shtuar 1.07.2022 12:17