Ja çfarë shkruajnë mediat ruse pas deklaratës së Ramës për “The Telegraph”
Mediat ruse i kanë kushtuar rëndësi intervistës qe kryeministri shqiptar Edi Rama ka bere për prestigjiozen britanike “The Telegraph”, ku i ka bere thirrje SHBA-se “mos na lini te biem në duart e rusëve”.

Është agjencia e lajmeve ruseRuposters”, e cila risjell deklaratën e Ramës, si më poshtë vijon:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se nese SHBA injoron rajonin e Ballkanit, mund të çojë në ndikim më të madh të Rusis”, citon media ruse “The Telegraph”.

“Deklarata e kryeministrit vjen në mes të një krize politike, pak ditë pasi opozita ka bojkotuar parlamentin dhe kërkon të formojë një qeveri të përkohshme. Vetë Rama thotë se ai është i gatshëm të japë dorëheqjen vetëm nëse vjen edhe një herë në krye të kabinetit, dhe akuzon opozitën për bllokimin e reformave. Zgjedhjet në Shqipëri do të mbahen më 18 qershor”, shkruan “Ruposters”./Albeu.com/
Shtuar më 24/02/2017, ora 18:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori