Ja çfarë do të ndodhë me taksën e pronës, FMN: Ja pse duhet të arrihet konsensusi politik
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Shqiptarët do të duhet të presin për të paguar tatimin e pronës në bazë të vlerës, pasi hapat që duhen ndërmarrë janë të shumta.

Vendi do të duhet të krijojë kadastrën fiskale, të përmirësojë mbledhjen e tatimit mbi pronën me sistemin aktual dhe pas kësaj do të vijojë me hartimin e legjislacionit të ri, për të cilin do të duhet konsensus.

Këto hapa janë zbardhur në një prononcim të posaçëm për Monitor të Shefes së Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, znj. Anita Tuladhar:

“Shqipëria mbetet prapa shumë vendeve të tjera në mbledhjen e tatimitpronës. Kjo pjesërisht reflekton mungesën e një kadastre të duhur të pronave, e cila ka bërë të vështirë zbatimin e plotë edhe të ligjit ekzistues të tatimitpronës.

Pra, qeveria shqiptare është e fokusuar së pari në krijimin e një kadastre fiskale, përmirësimin e mbulimit të pronave dhe zbatimin e mbledhjes së tatimit mbi pronën, në bazë të legjislacionit aktual.

Pas kësaj, procesi i prezantimit të tatimit mbi pronat, të bazuar në vlerë, do të duhet të vijojë me hartimin e kuadrit ligjor, të ketë konsensus të brendshëm politik në këtë hartim, të mobilizojë mbështetje nga donatorët dhe vendet fqinje për ndihmë teknike dhe të realizojë çështjet teknike dhe ligjore të lidhura me të”, ka pohuar ajo.

Statistikat tregojnë se Shqipëria ka rendimentin më të ulët në rajon për tatimin e pronës. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave për fitin 2015, të ardhurat nga tatimi mbi pasurinë ishin 0.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, me rritje nga 0.1% që ishte në vitin e mëparshëm.

Rajoni e ka këtë tregues në rreth 0.7-1% të PBB-së, ndërsa vendi që ka performancën më të mirë është Kroacia, me rreth 2% të PBB-së.

Sipas të dhënave të OECD, në vendet e zhvilluara, të ardhurat nga taksa e pasurisë në Itali janë sa 2.8% e PBB-së, në Greqi 2% e PBB-së, në Zvicër sa 1.9% e PBB-së, Austria 0.6%, Sllovenia 0.6%, Hungaria 1.3%. Nivelin më të lartë e mbajnë Britania dhe Franca që mbledhin nga taksa e pasurisë 4.1% të prodhimit të brendshëm bruto./monitor/
Shtuar më 06/03/2017, ora 10:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}