Ja çfarë do të ndodhë me LIBRA-n në 2017
Themeluesi i lëvizjes politike "LIBRA", Ben Blushi, ka bërë publike 7 vendimet që janë marrë një ditë më parë. Blushi bën me dije në Facebook se dje është zhvilluar takimi i parë i koordinatorëve të LIBRA-s nga e gjithë Shqipëria.

"PLANI I LIBRA PER 2017
Dje kishim mbledhjen e LIBRA-s me koordinatorë nga gjithë Shqipëria të cilët i falenderoj, pasi për meritën e tyre jemi sot afro 10.000 libra në gjithë vendin.

Ajo që u vendos dje ishte: 1. U miratua Kodi i Etikës

2. Gjatë muajit Janar do të hartohen tezat e Programit Libra.

3. Në Shkurt do mbahen zgjedhjet e brendshme të forumeve Libra.

4. Në Mars përcaktohen kandidatët Libra per deputetë.

5. Në Prill të ketë të paktën një koordinator Libra për çdo qendër votimi.

6. Në Maj, LIBRA është ne fushatë.

7. Në Qershor rezultati i LIBRA-s do të jetë surpriza më e madhe e zgjedhjeve!". /albeu.com/

Shtuar më 30/12/2016, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori