Ja çfarë bën mbrëmë lushnjarët duke prekur zemrat e protestuesve të Zharrëzëz (VIDEO)
Disa banorë të fshatit Zharrëz në Fier janë duke marshuar në këmbë për në Tiranë duke kërkuar nga qeveria që të ndalojë operacionet e kompanisë Bankers Petroleum në nxjerrjen e naftës, të cilat sipas tyre po ju shkatërrojnë shtëpitë dhe rrezikojnë jetën.

Ata udhëtuan dje 50 kilometra duke arritur në Lushnje ku edhe kaluan natën.

Një protestues rrëfen se shumë banorë të Lushnjes u mblodhën rreth çadrës së tyre duke ju ofruar dru zjarri për t'u ngrohur si edhe ushqime.

"Falenderoj nga zemra popullin e Lushnjes. Na sollën dru zjarri dhe ushqime. Nuk e prisnim këtë. I falenderoj nga zemra. Gjithashtu falenderoj edhe komisariatin e Policisë së Lusnjes"., - tha një protestues./Albeu.com/
Shtuar më 23/02/2017, ora 11:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori