Elektriçisti rrëzohet nga shtylla e tensionit

Një aksident gjatë punës ka ndodhur në Kuç të Himarës ku një elektriçist ka rënë nga shtylla e tensionit.

Mësohet se 37-vjeçari është dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 Njoftimi i Policisë:

Himarë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Kuç, Himarë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shtylla e tensionit, shtetasi S.P., 37 vjeç, punonjës i OSSHE-së, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut per jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 9.11.2021 19:57