Ja dhurata e veçantë e Ramës për senatorin amerikan McCain (FOTO LAJM)

Senatori amerikan John McCain ka përmbyllur takimet e tij në Tiranë me vizitën e fundit në kryeministri.

Për të përshëndetur vizitën e republikanit, Kryeministri i vendit i ka dhënë një dhuratë mjaft të veçantë. Një libër të vjetër të kohës së diktaturës, ku flitet për aeroplanët dhe helikopterët e “armiqve” të Shqipërisë Komuniste. Në të, flitet dhe për një avion të tipit A-7E CORSAIR II, njërin prej të cilëve në fakt e ka pilotuar dhe vetë McCain gjatë karrierës së tij në ushtri.

“Vizita e Senatorit John McCain më dha mundësinë t’i dhuroja këtë liberth të një kohe të shkuar duke medituar fjalët që ky mik i madh shqiptoi në Kosovë se sa absurde do kishte qënë që miqtë e sotshëm të ishin vrarë dje mes njëri-tjetrit.”- shkruan Rama.

“Ekzemplar i rrallë i një doracaku mbi aeroplanët dhe helikopterët e “armiqve” të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shtypur nga Ministria e Mbrojtjes popullore, për përdorim sekret nga kuadro të lartë të ushtrisë, në Tiranë, 1977. Në brendësi (f. 29) shfaqet avioni A-7E CORSAIR II, të cilin e ka pilotuar një mik i madh i shqiptarëve, senatori i ardhshëm John McCain, gjatë karrierës së tij të shkëlqyer në Marinën amerikane. Si kujtim për një kohë të harruar, në shërbim të një miqësie jetëgjatë”./Albeu.com/
Shtuar më 14/04/2017, ora 20:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori