Shqiptarët në protestë për çmimet, Rama u shuan shpresat: Nuk ulen, nuk vuani për bukë!

“Çmimet rriten kudo në të gjithë planetin, nuk ka se si të ulen në Shqipëri, jo se s’do politika po se ky është sistemi i ekonomisë së tregut!”

Kjo është përgjigja e kryeministrit Rama ndaj shqetësimit të qytetarëve për rritjen e çmimeve në mënyrë masive në vend.

Sipas kryeminsitrit Rama, rritja e cmimeve është një tendecë globale së cilës nuk mund t’i shpëtojë vendi ynë, dhe se cmimet nuk do të ulen. Ndërkohë që qytetarët shprehen se ka njerëz që po mendojnë për bukën e gojës, kryeministri habit kur shprehet se shqiptarëve nuk u ka munguar buka as në kohët më të zymta.

Rikujtojmë se sot pasdite, para Kryeministrisë, do të mbahet një protestë kundër rritjes së këtyre cmimeve, protestë e cila mori përgjigje nga Rama.

REPLIKAT:

Komentuesi: Boll mor burr, boll! Ti po i ben hallall, por dit per dit ky avaz . Merziten njerezit qe nuk kane buk ne shtepi, dhe me beso qe ka shume.Shiko detajet tani, ju ka ardhur Koha. Kuptome!

Rama: Per cilin avaz e ke fjalen i dashur Leon dhe sa per buken, shqiptareve buka nuk u ka munguar as ne kohet me te zymta te historise se tyre, keshtu qe ndjese po komunikimi me njerezit eshte detyre e imja dhe nuk quhet avaz po quhet bashkejetese demokratike!

Komentuesi: Rritja eçmimeve ku do shkojme ne pencionistet ne varr ….shkofte gjith politika e hajdutave….

Rama:  Çmimet nuk kane lidhje me politiken po me tregun e lire sepse nuk jemi ne komunizem kur cmimet i vendoste shteti dhe kur çmimet rriten kudo ne te gjithe planetin, nuk ka se si te ulen ne Shqiperi, jo se s’do politika po se ky eshte sistemi i ekonomise se tregut! /albeu.com/

 

 


Shtuar 6.10.2021 09:27